Kapitulli gjashtë

Muhamedi

Parathënie dhe krahasimi me Biblën

A ishte Muhamedi profeti i fundit apo njëri nga profetët e rremë të paralajmëruar nga Zoti Jezus (Mateu 24:24)? Shumë njerëz nuk kanë kompetencë për të vlerësuar shërbesën e Muhamedit. Një burim informacioni për të mësuar rreth jetës së Muhamedit është pikërisht ajo çfarë Kurani mëson. Duhet kuptuar që këto vargje janë të recituara nga Muhamedi për veten e tij apo si një mysliman do të thoshte “të zbuluara nëpërmjet Muhamedit.” Këto vargje u recituan si të ishte Allahu duke folur drejtpërdrejtë nëpërmjet tij. Tetëdhjetë e shtatë vargje të lidhura me Muhamedin janë të parafrazuara në këtë kapitull.

Në këtë koleksion, ka një varietet të llojeve të ndryshme të vargjeve. Disa e përshkruajnë në detaje misionin e Muhamedit dhe i paralajmërojnë ata që e mohojnë atë si profet. Vargje të tjera merren me kuptimin e “vargjeve satanike”. Disa vargje të tjera japin përgjigje ndaj atyre që e akuzojnë Muhamedin për sjelljen e tij imorale. Këto janë vlerësimet e jo-besimtarëve lidhur me Muhamedin. Udhëzimet se si njerëzit duhet ta trajtojnë Muhamedin janë në detaje. Vargjet përshkruajnë privilegjet që Allahu i lejoi vetëm Muhamedit. Disa informacione ndihmëse linguistike dhe historike janë përfshirë në mes të shenjave të kllapave për të ndihmuar në të kuptuarit e pasazheve.

Ky libër është shkruar për jo-myslimanët që mund të presin krahasimin e karrierës së Muhamedit me atë të Jezusit. Ekzistojnë ca ngjashmëri. Që të dy janë themelues të religjioneve botërore. Ata të dy kanë pohuar të jenë paralajmëruar në Shkrimet hebreje, rrjedhimisht mësimet e tyre nënkuptonin të jenë vazhdimësi e religjionit të Abrahamit, Moisiut dhe Davidit. Asnjëri nga ta nuk shkroi një libër por u lanë ndjekësve të tyre ta grumbullojnë mesazhin e tyre dhe veprat.

Në anën tjetër, dallimet janë të qenësishme. Bibla e konsideron Jezusin si mishërimin e vetëm të Perëndisë ndërkohë që Kurani deklaron se Muhamedi është profet. Jezusi ishte beqar ndërkohë që Muhamedi kishte shumë gra. Jezusi ishte jo i dhunshëm dhe e urdhëroi kishën e tij të jetë e tillë po ashtu, ndërkohë që Muhamedi urdhëroi detyrën e Xhihadit (Luftën e shenjtë) dhe e bëri pjesë të rëndësishme të besimit islamik. Kontrasti është i dukshëm.

Kurani thotë...

Jetim i varfër Muhamedi ishte një fëmijë jetim të cilit i ishte dhënë strehimi. Ai ishte i varfër dhe u bë i pasur (93:6-8).

Alihah apo Allah Idhujtarët i inkurajonin njerëzit të mohonin Muhamedin duke thënë që ai i kishte bërë zotat (alihah) në një hyjni (Allah), gjë që është asgjë tjetër veç një shpikjeje (38:4-7).

Profet si Jezusi Allahu mori një betim solemn nga Muhamedi siç bëri nga profetët tjerë: Noeu, Ibrahimi, Moisiu dhe Jezusi biri i Marisë (33:7).

Jo baba por vulë e profetëve Muhamedi nuk kishte djalë (përkundër këtij turpi) ai kishte aprovimin e Allahut si vulë e profetëve (33:40).

Analfabet Allahu iu përgjigj Moisiut që do të kishte mëshirë për të drejtët, të cilët janë ata që besojnë në zbulesat e tij dhe e ndjekin profetin, i cili nuk di as shkrim e as lexim... (7:157a).

Fisi i Muhamedit Kurejshitët (fis arab të cilit i takonte edhe Muhamedi) i gëzonin të gjitha privilegjet dhe marrëveshjet mbi gjithë të tjerët (sepse ata ishin përgjegjës për Qaben apo qendrën e adhurimit në Mekë dhe Allahu adhurohej nga mesi i fisit të tyre), ata duhet ta adhurojnë Allahun i cili është Zoti i asaj shtëpie (106:1-4).

I dërguar Muhamedi nuk kishte Shpëtimtar ndaj të cilit mund të kthehej dhe ai vetë është vetëm i dërguar (72:22,23, 22:49).

Nderim Muhamedit Muhamedi është përgëzues dhe qortues në mënyrë që besimtarët ta ndihmojnë atë dhe ta respektojnë. Zotimi i bërë ndaj Muhamedit është zotim i bërë ndaj Allahut. Kur ata i vënë duart bashkë, dora e Allahut është mbi duart e tyre (48:8-10).

Gjuha e shpejtë Muhamedi nuk duhet të lëviz gjuhën shpejt kur i “reciton” vargjet e Kuranit (75:16).

Thirrje në Bibël ... Myslimanët do ta gjejnë atë (Muhamedin) të përmendur në Bibël si në Ligj (Dhiatën e Vjetër) ashtu edhe në Ungjill (Dhiatën e Re) (7:157b).

I pari i myslimanëve Muhamedi duhej të thoshte që lutja e tij, jeta dhe vdekja janë të gjitha për Allahun, i cili nuk ka shoqërues apo grua, dhe ai ishte i pari t’i nënshtrohej Allahut (6:162,163).

Vargjet satanike Muhamedi tregoi për disa vargje që ishin pjesë e Kuranit, në të vërtetë kishin ardhur nga Satani, por kjo gjë është e rëndomtë sepse Kurani pohon që çdo profet dhe apostull në të kaluarën kishte pasur të njëjtin problem. Vargjet satanike qenë larguar. Qëllimi prapa vargjeve satanike ishte të testoheshin jo-besimtarët dhe të ndahen ata në sekte, e cila do të ishte një shenjë se Kurani është i vërtetë për ata që besojnë (22:52,53). Vargjet satanike u fshin dhe u zëvendësuan me vargje më të mira apo të ngjashme me to (2:106).

Trillues Kur një nga vargjet e dhëna nga Muhamedi si pjesë e Kuranit, u zëvendësua me një tjetër, jo-myslimanët vendosën që ai ishte një trillues i cili pohonte të ishte profet (16:101).

Ndryshimet shkaktojnë dyshime Të marrët hamendësojnë përse udhëzimet e mëhershme të Muhamedit qenë zëvendësuar me të tjera (në lidhje me drejtimin që ata duheshin kthyer gjatë faljes, drejt Jerusalemit apo Mekës). Përgjigja ndaj këtyre “dyshuesve të marrë” është që zbulesa e parë ishte dhënë si pjesë e një sprove të rëndë. Ky ndryshim (në Kuran) ishte arritur në mënyrë që të shihet se cilët ndjekës do të mbeteshin myslimanë dhe cilët do të rezultonin me të meta. Ishte një sprovë e madhe ndaj së cilës myslimanët i bënë ballë (2:142,143).

Mrekullia e çarjes së hënës Gjykimi është afër dhe hëna është çarë në dy pjesë. Megjithëse jobesimtarët shohin mrekulli ata pohojnë që është vetëm një iluzion i zgjatur (54:1-2).

Luftëtar Muhamed, lufto rëndë kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve dhe qëndro ashpër kundër tyre. Ata do të shkojnë në ferr (66:9).

Preja Kur Muhamedi dhe ndjekësit e tij i mundnin njerëzit e qytetit, posedimet e fituara të njerëzve duheshin ndarë nga Muhamedi dhe askush s’duhej të kritikonte mënyrën si bëhej kjo (59:7).

Përtej kritikave Bisedat e fshehta të një natyre kritike rreth Muhamedit nuk janë të lejuara. Këshillat sekrete janë nga djalli (58:9,10).

Zërat e ulur Myslimanët nuk duhet asnjëherë të ngrenë zërin mbi atë të Muhamedit. Ata duhet të flasin me një zë të ulur në praninë e tij. Ata duhet të ndërpresin së foluri me zë të lartë me Muhamedin kur ai është në një dhomë tjetër por në vend të kësaj ata duhet të presin që ai të vijë tek ta (49:2-4).

Audienca private Para se dikush merr hapin për të folur me Muhamedin në veçanti, ai duhet t’u japi lëmoshë të varfërve për të përgatitur veten (58:12).

Skandali Muhamedi i tha birit të tij të adoptuar, Zeidit, që të mos e ndante gruan e tij dhe t’i frikësohej Allahut, megjithëse Muhamedi dinte diçka në brendësinë e tij (që ai vete e donte atë dhe ajo do të bëhej nusja e tij). Muhamedi u përpoq të fshihte ndjenjat e tij për gruan e Zeidit sepse kishte frikë nga opinioni publik. Biri i tij (duke i kuptuar qëllimet e Muhamedit) e ndau gruan e tij dhe ajo iu dha Muhamedit për t’u martuar. Kjo duhej ndodhur për të demonstruar që ishte e ligjshme për baballarët të martoheshin me gratë e bijve të tyre të adoptuar nëse ata ndahen nga to. Muhamedi nuk duhet fajësuar për shkak të zbatimit të detyrës së tij në këtë situatë (33:37,38).

Shumë gra Myslimanëve u lejohet të kenë vetëm katër gra në të njëjtën kohë përveç robëreshave të tyre (4:3). Por Muhamedi (i cili u martua me më shumë se katër) është i falur. Gratë me të cilat ai tashmë ishte i martuar i lejohen atij duke mos u qortuar në këtë mënyrë. Kjo nënkupton edhe kushërirën e parë e cila u largua me të nga Meka. Ky ishte një privilegj vetëm për Muhamedin dhe nuk vlente për asnjë tjetër. Si myslimanët e tjerë, ai mund të vazhdojë me marrëdhëniet seksuale edhe me robëreshat që ishin të burgosurat e tij të luftës (33:50).

Sjelljet e grave Nëse një nga gratë e Muhamedit mëkaton, ajo do të dënohet dyfish. Gratë e tij që i binden Allahut dhe i binden Muhamedit do të shpërblehen dyfish. Ato nuk duhet të jenë si gratë tjera. Ato nuk duhet të flasin butë me të tjerët apo dikush t’i dëshirojë ato. Gratë e tij nuk duhet të zbulojnë bukurinë e tyre. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i zbatojnë detyrat e tyre religjioze (33:30-34).

Sjelljet e grave Nëse një nga gratë e Muhamedit mëkaton, ajo do të dënohet dyfish. Gratë e tij që i binden Allahut dhe i binden Muhamedit do të shpërblehen dyfish. Ato nuk duhet të jenë si gratë tjera. Ato nuk duhet të flasin butë me të tjerët apo dikush t’i dëshirojë ato. Gratë e tij nuk duhet të zbulojnë bukurinë e tyre. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i zbatojnë detyrat e tyre religjioze (33:30-34).

Trajtimi i padrejtë i lejuar Ndryshe nga gratë tjerat myslimane, Muhamedi nuk është dashur të qarkojë duke fjetur me gratë e tij për të qenë i drejtë ndaj secilës prej tyre. Ai kishte te drejtë po ashtu të kishte marrëdhënie me gra të cilat i kishte shmangur (larguar) përkohësisht në mënyrë që ato të mos jenë në agoni dhe të jenë të kënaqura me ato që ai iu ofron atyre (33:51).

Maksimumi i grave të arritura Ishte bërë e paligjshme për Muhamedin të merrte më gra apo të shkëmbente gratë e tij me të reja edhe pse mund të jetë i tërhequr fuqishëm nga bukuria e grave të tjera. Të vetmet gra të reja me të cilat Muhamedi kishte të drejtë të kishte marrëdhënie seksuale qenë robëreshat e tij (33:52).

I shfajësuar për pandershmëri (Muhamedi kishte bërë një premtim të mos kishte marrëdhënie seksuale me një skllave kopte të krishterë . Ai e bëri betimin e tij për ta kënaqur gruan e tij Hafsa. Më pas ai u zu duke e thyer premtimin. Ata që besojnë në Kuran besojnë që Allahu i anuloi betimet e tij me një pyetje.) “Përse do t’ia ndaloje vetes (Muhamed) një gjë që Allahu ta ka lejuar?” Është sepse ti do t’i kënaqësh gratë tuaja. Allahu është falës. Allahu të lejon t’i thyesh betimet në disa raste. Kur Muhamedi ia pranoi (thyerjen e betimit të tij) njërës prej grave të tij (me siguri Hafsës), ajo pastaj ia zbuloi tjetrës (me siguri Ajshës, me të cilën u martua kur ai ishte pesëdhjetë vjeç ndërsa ajo diku rreth nëntë). Ajo (Hafsa) pyeste veten se si dinte Muhamedi (rreth përhapjes së skandalit prapa shpinës së tij). Muhamedi e dëgjoi nga Allahu. Nëse të dy gratë nuk pendohen (lidhur me kritikën e tyre ndaj Muhamedit) atëherë ato e kundërshtojnë jo vetëm Muhamedin por edhe Allahun që e mbron Muhamedin, Gabrielin, çdo myslimanë të devotshëm dhe engjëjt që të gjithë janë në përkrahje të Muhamedit. Nëse këto dy gra nuk pendohen, Muhamedi ka të drejtë t’i ndajë ato dhe Allahu do t’i zëvendësojë ato me gra më të mira që janë nënshtruese, besnike, të devotshme, të ndershme dhe që pendohen, ato që kryejnë pelegrinazhin dhe agjërojnë. Zëvendësueset mund të jenë të martuara më herët apo të virgjëra (66:1-5). Kujtoji shembujt e grave të Noeut dhe Lotit. Ato ishin të martuara me shërbëtorë të devotshëm dhe ato i mashtruan ata. Që të dyja gratë e tyre hynë në zjarrin e ferrit. Shembull tjetër është gruaja e Faraonit e cila u kthye në besim dhe qe shpëtuar nga ata që veprojnë keq dhe Marinë, bijën e Imranit, e cila e ruajti nderin e saj. Allahu e frymëzoi me shpirtin e tij (Jezusin) dhe ajo dëshmoi të vërtetën që ishte e virgjër (66:10-12).

Etiketë në shtëpinë e Muhamedit Nëse një person thirret në njërën nga shtëpitë e Muhamedit për darkë, ai nuk duhet të vijë më herët apo të qëndrojë për bisedë të shkurtër pas darkës. Kjo do ta mundonte Muhamedin dhe ai do të turpërohej të iu kërkoj njerëzve të shkojnë. Nëse një mysafir do diçka, ai do të duhej të fliste me gratë e Muhamedit nëpërmjet një perde dhe kjo do të ishte më e mira për mysafirët dhe gratë e Muhamedit (33:53).

Të shqetësosh Muhamedin Të mundosh, kritikosh apo lëndosh Muhamedin në ndonjë mënyrë është një ofendim i madh (33:53).

I pafëmijë Muhamedi duhet të përgjigjet me lutje dhe të ofroj kurban për të kundërshtuar faktin që ai ishte i pasur. Personi që urren Muhamedin nuk do të ketë fëmijë (108:1-3).

I paralajmëruar nga Jezusi Jezusi, biri i Marisë, i tha Izraelit kishte ardhur për të vërtetuar Shkrimet hebreje, të cilat zbritën para tij dhe për të shpallur që një i dërguar tjetër do të vijë pas tij, i quajtur Ahmed (61:6).

Të vejat e Muhamedit Nuk është e drejtë që asnjë njeri të martohet me gratë e Muhamedit pas vdekjes së tij. Kjo do të ishte një mëkat i madh (33:53).

Pa mrekulli Jo-myslimanët vëzhguan që në kontrast me Moisiun, Muhamedi nuk bëri ndonjë mrekulli dhe ai vetë pranoi që asnjë shenjë mrekullie nuk ishte bërë nga ai (28:48, 10:20, 13:7, 6:37).

Rrëzimi i qiellit Muhamedi duhet të inkurajohet me faktin që edhe nëse copat nga qielli biejnë tek jobesimtarët ata do ta mohonin duke pohuar që ishte një re e dendur (52:44).

I xhindosur Jo-myslimanët i drejtojnë shikimet e tyre tek Muhamedi duke thënë,”Pa dyshim, ai është i xhindosur” (68:51 25:8).

Profet i rremë Jo-myslimanët thonë që Muhamedi i trilloi vetë vargjet e tij (46:8,52:33 25:4).

I çmendur Jo-myslimanët thonë që Muhamedi është çmendur (68:2). Idhujtarët thonë që pasi Muhamedi nuk shfaqi ndonjë mrekulli, ata nuk do t’i linin perënditë e tyre vetëm për shkak të fjalëve të Muhamedit. Ata vendosën që perënditë e tyre e kishin goditur (mallkuar) atë me çmendje (11:53-54).

Legjendat Jo-myslimanët e kundërshtonin përmbajtjen e Kuranit sepse ata i njohën ca mite të vjetra që ishin prezantuar në Kuran si histori. Legjendat në Kuran ia kishte mësuar Muhamedit dikush që kishte kaluar një kohë të madhe duke i ndihmuar atij t’i mësonte ato (16:24, 25:5, 68:15, 83:13).

Poet ndër shumë poetë Jobesimtarët thonin që Muhamedi ishte thjesht një poet (52:30). Poetët gjenden duke u hedhur në çdo anë. Ata i mblodhën ndjekësit që besonin gabime. Poetët i mësonin gjërat që nuk i praktikonin vetë (26:224-226).

Mësues Jobesimtarët e akuzuan një joarab të caktuar që e ndihmoi Muhamedin të përbënte Kuranin (16:103).

Udhëtimi misterioz Allahu duhet lartësuar i cili e transferoi shërbëtorin e tij nga Meka në Jerusalem (17:1).

Armiqtë Asnjë mysliman nuk do ta bëj mikë dikë që e kundërshton Allahun dhe Muhamedin (58:22).

Dyshuesit duhet të varrin vetën Kushdo që mendon se Allahu nuk do t’i ndihmojë Muhamedit të triumfoj duhet të merr një litar , ta lidhi për tavan të shtëpisë së tij dhe të varri veten e tij (22:15).


Faqja paraprake                                       Indexi                                      Faqja tjeter