Kush është profet i vërtetë?
Ahzab 33:40
"Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send."
Përkthimi kuranor nga Sherif Ahmeti
Kush kualifikohet si profet i vërtetë i Perëndisë?
Profeti duhet të flasë në emër e Perëndisë
Mesazhi duhet të përputhet me zbulesën e mëparshme
Parashikimi i profetit duhet të jetë i verifikueshëm
Përfundimi
Kush kualifikohet si profet i vërtetë i Perëndisë?
(nga kriteret e zbuluara prej Shkrimeve)
"Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve."
Amosi 3:7
Ne të gjithë mund të biem dakord me Amosin se Perënda i përdor profetët për të përmbushur qëllimet e tij në tokë. Herë pas here, individë të tjerë janë përdorur për të profetizuar mbi një ngjarje specifike. Megjithatë shërbimi si profet është një detyrë specifike e cila u jepet vetëm disa njerëzve të zgjedhur. Shumë prej nesh i dinë emrat e profetëve më të njohur: Moisiu, Abrahami, Isaia, Jahja, e të tjerë... Myslimanët i shtojnë listës së profetëve edhe një emër tjetër, Muahmed, për të cilin besojnë se është i fundit dhe më i madhi prej të gjithë profetëve. Por si ndodhi që njeriu mund të kishte shërbimin si profet? Çfarë u jep atyre autoritetin për ta quajtur veten “profet”? Nëse ndjekim mesazhin e një profeti, është e rëndësishme të sigurohemi në lidhje me vlefshmërinë e thirrjes së tij sikurse dhe me vërtetësinë e mesazhit të tij. Në shkrime gjejmë tre kualifikime të Perëndisë për shërbimin e një profeti të vërtetë. Le të marrim në shqyrtim këto tre kualifikime.
Profeti duhet të flasë në emër e Perëndisë
(Në emrin e Yahve, Jehova)
Një profet duhet të flasë në emër të Perëndisë (nga Hebraishtja Yahve ose Jehova, në varësi të transliterimit të përdorur për YHWH). Eksodi3:1-6, 13-15 flet për “Unë Jam” (që do të thotë "YAHVE" ose në anglisht “Ai që është”) “ky është emri im përjetë” (shih gjithashtu: Psalmi 72:17-19; dhe Zbulesa 1:8,17). Tani mund të kuptojmë arsyen e zemërimit të Judenjve (tek Gjoni 8:24,58 and 10:30,33), ku Jezusi shpall se është “Unë Jam” (gjithashtu tek Marku 13:6; Filipianëve 2:5-11).
Emra për Perëndinë |
Hebraisht | Sa herë janë përdorur në Bibël | Ekuivalenti në Arabisht | |
Emra të përgjithshëm | Elohim (Perëndi) | 2,550 | Allah (Perëndi) |
Emra përshkrues | Adonai (Perëndi) | 340 | Rab (Perëndi) |
Emrat specifik ose vetor | YAHVE (Ai që është) | 6,823 | Nuk dihet – nuk ka ekuivalent |
Në tabelën e mësipërme, shohin se emri për Perëndi “Ai që është” (YAHVE) përdoret 6,823 herë në Tevrat. Të gjithë profetët e hershëm biblik flasin në emrin e Tij. Megjithatë, ky emër për Perëndinë nuk përdoret as edhe njëherë të vetme në Kuran dhe nuk ka ekuivalente në arabisht.
Mesazhi duhet të përputhet me zbulesën e mëparshme
Fjala e Perëndisë duhet të qëndrojë konsistente (e pandryshuar) (Ligji i Përtërirë 4:1-2; Isaia 8:20; Mateu 5:17-18; 24:35; dhe Zbulesa 22:18-20). Tek Psalmi 89:35 ne gjejmë se Perëndia nuk mund të bjerë në kontradiktë me fjalën e Tij. Në Kuran ne lexojmë: " Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala” (Kaf 50:28-29)., Ajo që profetët zbulojnë nuk mund të jetë kontradiktore. Nëse është e tillë atëherë ajo nuk mund të besohet.
Kur shohim në Kuran gjejmë shumë histori të cilat bien në kontradiktë me zbulimet e mëparshme (rrëfimet biblike).
- Shumë kontradikta të gjetura në lidhje me Abrahamin:
a. Babai i Abrahamit quhet Azar në vend të Terah (An'am 6:74 kundrejt Zanafilla 11:26).
b. Ai nuk i rriti pasardhësit e tij në lëndinën e Mekës por në Hebron (Zanafilla 13:14-18).
c. Qyteti i tij i lindjes nuk u quajt Meka por Ur në Kaldea (pllakat sekulare të Eblës së Sirisë konfirmojnë rrëfimin tek Zanafilla 11:31).
d. Ai nuk u end në lëndinën e Mekas të Arabisë por përgjatë Haranit dhe Kananit (Zanafilla 11:31 & 12:5).
e. Perëndia e bëri besëlidhjen e tij me Isakun dhe jo me birin e shërbëtores, Hagarin (shih Zanafilla 17:18-21 & 22:2).
f. Nuk ka të dhëna që ai dhe Ismaeli shkuan në Arabi dhe ndërtuan Qabenë në Mekë, edhe pse ka kaluar disa kohë në Egjipt (Zanafilla 12:10). - Myslimanët pretendojnë se Arabët janë pasardhës të Ismaelit
- Në Kuran gjenden të tjera kontradikta me rrëfimin Biblik. Dy prej tyre janë:
a. Historikisht ati i parë i Arabëve ishte Kahtan ose Joktan. Disa prej emrave të bijve të tij gjenden akoma në vendndodhjet gjeografike të Arabisë së sotme, siç janë Sheba, Hazarmaveth, Ofir, dhe Havilah.
b. Nipi i Abrahamit, Loti është një tjetër paraardhës; sikurse vëllai binjak i Jakobit, Esau, babai i Edomitëve dhe Moabitëve.
c. Së fundi, Keturah, gruaja e tretë e Abrahamit (Zanafilla 25), kishte gjashtë djem dhe që të gjithë u bënë paraardhësit e Arabëve (si për shembull Sheba dhe Dedan të ndodhura në Jemen).
a. Në Kuran Maria njihet si motra e Aronit dhe e bija e Imranit sikurse dhe si nëna e Jezusit (sura Merjem [Maria] 19:28). Kështu, Maria që Kurani e përshkruan si nënën e Jezusit është e zhvendosur 1.570 vjet nga Maria e Biblës.
b. Në Haman, një emër Babilonas jo Egjiptian përmendet si "Vazir" i Faraonit në suren 28:5; 29:38: 40:25,38; por libri i Esterit saktësisht e liston atë si një zyrtar i mbretit Kserkes, në Babiloni.
Parashikimi i profetit duhet të jetë i verifikueshëm
Paralajmërimet të cilat mbulojnë një gjatësi më të madhe kohore janë më relevantet dhe më të vlefshme për ne dhe kështu ne tentojmë të fokusohemi drejt tyre. Por, sipas parimeve që bëhen të njohura tek Ligji i Përtërirë 18:21-22; Isaia 43:9; dhe Gjoni 13:18-21 është e rëndësishme që të ketë edhe paralajmërime të tjera të cilat i përkasin një periudhe më të afërt kohore dhe mund të vërtetohen nga bashkëkohësia e profetit. Këto paralajmërime shërbejnë për ta identifikuar atë si profet dhe për t’i dhënë besueshmëri paralajmërimeve më afat gjata.
Nëse shohim Moisiun, shohim se paralajmërimi i tij në lidhje me vdekjen dhe mposhtjen e ushtrisë Egjiptase u përmbush menjëherë(Eksodi 14:13-14,27-28). Në tjetër paralajmërim(Ligji i Përtërirë 28:1,15,64-66; 30:1,4-5) u përmbush disa shekuj më vonë. Ne mënyrë të ngjashme, nëse shohim profetin Isaia, ne shohim se një profeci u përmbush brenda ditës (Isaia 38:5-8), tjetra të nesërmen (Isaia 37:21-38), ndërsa një tjetër 150 vjet më vonë në vitin 606 p.k. (Isaia 39:6-7) dhe një tjetër 200 vjet më vonë (Isaia 13:1,19-22)*.
* Kjo profeci i referohet shkatërrimit dhe rrënimit të Babilonisë. Edhe në ditët e sotme, banorët vendas refuzojnë të qëndrojnë natën në rrënojat e saj.
Shënim: Perëndia duket se ka zgjedhur një linjë apo një racë më anë të së cilës Fjala e Tij është zbuluar, linja e Abrahamit dhe Isakut. Edhe pse kjo nuk është domosdoshmërish një kualifikim për profetëri, nuk është pa rëndësi për këtë diskutim.
Shumë myslimanë i drejtohen pasazhit tek Ligji i Përtërirë 18:15,18 për të vërtetuar pohimin e tyre se Muhamedi kualifikohet si profet. Në këtë pasazh një profet premtohet se do të jetë “si unë” (Moisiu). Shumë myslimanë e citojnë vargun 18 si një paralajmërim të Muhamedit si profet. Por vargu 18 është një përsëritje e vargut 15 dhe qartë i referohet atij që është “nga mesi i vëllezërve tuaj”, një Izraelit,një pasardhës i Jakobit (emrin e të cilit Perëndia më vonë e ndryshoi në Izrael). Ky është një tregues i qartë se Perëndia dëshironte që shërbimi i profetësisë të zbriste në mënyrë unike nëpërmjet racës së Izraelitëve.
Përfundimi
Cilat prej këtyre kualifikimeve biblike i demonstronte Muhamedi?
- A foli Muhamedi në emër të “Atij që është” YAHVE?
- A përputhej zbulesa e Muhamedit me mesazhin që i paraprinte atij?
- A u vërtetua ndonjë nga parashikimet e Muhamedit brenda periudhës së tij jetësore?
- A i referohet Ligji i Përtërirë 18 Muhamedit?
Edhe pse YAHVE përdoret 6.823 herë në Bibël , nuk përdoret asnjëherë të vetme në Kuran dhe ndoshta ishte e panjohur për Muhamedin.
Ka shumë kontradikta midis Kuranit dhe Biblës, me e dëmshmja prej të cilave i përket identitetit të Jezusit dhe qëllimit të misionit të tij në tokë. Nëse mesazhi i një profeti është në kundërthënie me paralajmërime të mëparshme, atëherë ai nuk mund të kualifikohet si profet i vërtetë.
Muhamedi nuk mund të siguronte prova të besueshme për të pohuar shërbimin e profetërisë. Në fakt, kjo u bë një çështje shqetësuese për Muhamedin, i cili tre herë e përmend mosbesimin e të tjerëve në lidhje me paaftësinë e tij për shenja mrekullish për autoritetin e tij (shih suren Junus 10:21 dhe Rra'd 13:7,27).
Nuk ka mysliman që beson se Muhamedi ishte pasardhës i Isakut. Ndërkohë ka një diskutim në vazhdim në lidhje me vërtetësinë e pohimit për pasardhjen e Muhamedit prej Ismaelit, ky këndvështrim megjithatë mbahet gjerësisht nga myslimanët sot. Por, sipas Kuranit(El Ankebut 29:27 dhe El Xhathijeh 45:16), të gjithë profetët erdhën vetëm prej linjës së Isakut duke përmbushur premtimin e Abrahamit tek Zanafilla 17 sipas të cilit vetëm nëpërmjet Isakut (dhe si rrjedhojë Izraelit) do të përmbushej besëlidhja me Perëndinë.
Teksa lexoni këto vargje dhe merrni në konsideratë atë çfarë është thënë, edhe ju gjithashtu duhet të vini në një përfundim. Duke u bazuar në provat para jush, duhet të vendosni kush mundet me të vërtetë të pohojë se i është dhënë shërbimi i profetërisë.
"Por profeti që pretendon të thotë në emrin tim[Yahve] një gjë për të cilën unë nuk e kam urdhëruar ta thotë ose që flet në emër të perëndive të tjera, ai profet do të vritet".
Ligji i Përtërirë 18:20
Kjo pamlfletë është përmbledhur nga njëgrup jo-denominacional i të krishterëve ungjillorë që merren me dialogun myslimano-krishter.
Përktheu: Luka
Artikulli në gjuhën angleze: Who is a true prophet?
Përgjigje Islamit faqja kryesore